porno

Skuadra vijon përgatitjet, nesër zhvillohet ndeshja e parë miqësore ndaj Vëllazërimit!

Skuadra po vijon përgatitjet për sezonin e ri futbollistik në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut.

Nën urdhërat e trajnerit Shpëtim Duro , ekipi po mer ngarkesën e plotë duke zhvilluar dy seanca stërvitore në ditë.

Dy futbollistët e ardhur gjatë ditëve të fundit, Dashamir Xhika dhe Armend Çajani, pas prezantimit të tyre me grupin, kanë filluar menjëherë stërvitjen me intensitet të lartë.

Nesër, në orën 17:30, do të zhvillohet ndeshja e parë miqësore gjatë përgatitjeve në vendin fqinj, me skuadrën shqiptare të KF Vëllazërimit, në stadiumin e Kërçovës.

Ky do të jetë testi i parë i trajnerit Shpëtim Duro, pas ardhjes së tij në krye të pankinës kuksiane.

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.