porno

Nis rikonstruksioni i stadiumit ‘Zeqir Ymeri’ në Kukës!

Pas një fondi prej rreth 5 milionë eurosh të akorduar nga Qeveria Shqiptare dhe Federata Shqiptare e Futbollit, ka nisur rikonstruksioni i stadiumit ‘Zeqir Ymeri’ të qytetit të Kukësit.

Në ambientet e stadiumit, ku të pranishëm ishin  përfaqësuesit e Medias, qytetarë dhe sportdashës, kreu i bashkisë Kukës, Safet Gjici, preu shiritin e inagurimit të fillimit të punimeve për rikonstruksionin e këtij impianti të ri sportiv, i cili do të finalizohet pas 15 muasjsh, ashtu sikurse është e parashikuar në projekt.

Skuadra nënkampione e vendit e ka vuajtur mungesën e një stadiumi të tillë, sidomos këtë sezon futbollistik, gjë që ndikoi dhe në rezultate, pasi loja në prani të tifozërisë është më rezultative.

Gjatë 7 sezoneve futbollistike në Kategorinë Superiore, skuadra jonë ka arritur të sigurojë pjesëmarjen në kupat e Europës.

Në arenën kombëtare ka arritur të fitojë një herë titullin Kampion dhe dy herë Kupën e Shqipërisë.

 

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.