
Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me ekipin e Besëlidhjes, për futbollistin Oumar Toured Camara.
Mesfushori vjen në formë huazimi për një sezon futbollistik te skuadra jonë, nga ekipi i cili militon në Kategorinë e Parë.
Afrikani është afrimi i gjashtë i merkatos së verës, pas ardhjes së Ilir Avdylit, Emiljano Mustës, Bruno Lulajt, Marko Çemës dhe Tome Kitanovskit.
#MirëSeErdheCamara!