" /> Njoftim i Klubit/ Futbollisti i përfaqësueses U-21 së Kosovës huazohet te Kukësi! – FUTBOLL KLUB KUKESI

Njoftim i Klubit/ Futbollisti i përfaqësueses U-21 së Kosovës huazohet te Kukësi!

Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me ekipin kroat të Osijek për futbollistin Mirlind Daku.

Shtatlarti vjen në formë huazimi te skuadra jonë, me të drejtë blerjen e kartonit të tij.

21-vjeçari, i cili mbron ngjyrat e “Dardanëve” U-21, ka luajtur me skuadrën e Hajvalia dhe Llapit në Kosovë.

Gjithashtu, Daku është aktivizuar në shtatë ndeshje me Kosovën U-21,  ku është dhe autor i dy golave.

Futbollisti i datëlindjes 1998, luan si sulmues qendre dhe sezonin e shkuar u aktivizua 15 herë për Osijekun në Kroaci, duke shënuar dy gola.

 

#MireseedheDaku

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.