
Pas përfundimit të ‘aventurës’ europiane për skuadrën tonë, ekipi ka nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm futbollistik 2019-2020.
Nën drejtimin e trajnerit të ri të skuadrës sonë, Shpëtim Duro, fillimisht i’u është uruar mirëseardhja në ekip futbollistëve të rinj të afruar ditët e fundit dhe menjëherë kanë nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm.
Futbollisti Faton Xhemaili, i cili pësoi një aksident automobilistik pas festimeve të fitimit të Kupës së Shqipërisë, është rikthyer në stërvitje, por i diferencuar nga skuadra, ndërkohë që i urojmë shërim të plotë