porno

Nderim Nexhipi: “Duro me kontratë 1-vjeçare, nevojiten 2-3 afrime dhe rivalizojmë për titull!

Pasi foli trajneri i ri i Kukësit, Shpëtim Duro, fjalën e mori drejtori i nënkampionëve, Nderim Nexhipi.

Ky i fundit falënderoi gazetarët e pranishëm në prezantimin e trajnerit kryeqytetas, si dhe iu përgjigj disa pyetjeve sa i takon të ardhmes se disa lojtarëve blu, si dhe merkaton në vazhdim:

TRAJNERI I RI – “Faleminderit që jeni këtu, në prezantimin e trajnerit të ri. Të gjithë e njihni Shpëtim Duron dhe eksperiencën e tij në futboll. I urojmë mirëseardhjen, urojmë të bëjmë me të mirën, në klubin që synon titullin dhe kupën. Kontrata është 1-vjeçare”.

RAMA – “Valdet Rama është më pushime. Është ende nën kontratë, ka ikur përkohësisht dhe e presim të kthehet. Jemi duke biseduar”.

KONTRATAT – “Musolli ka pasur opsion rinovimi, nuk largohet. Shameti ka munguar gjatë për dëmtim dhe sapo është kthyer. Deri në fund të javës do të vendosen shumë gjëra për kontrata në skadencë. Ikonat e këtij klubi do të qëndrojnë”.

LEONIT ABAZI – “Këto dy ditë kemi humbur Rrumbullakut. E donim në ekip, por ai kërkon të provojë diçka të re jashtë vendit. Për emrat e tjerë në ditët e ardhshme do të shohim. Rolet dihen pak a shumë, nuk do ketë shumë ndërhyrje. Me trajnerin e ri do ulemi e diskutojmë për të ardhmen, pasi është ende herët që ta pyesni për skuadrën”.

KORDEIRO – “Çdo lojtar që përforcon një rival nuk është një asist, në thonjëza. Nuk arritëm të rinovonim, por kemi marrë Gavazaj dhe pastaj Dakun në sulm. Me 2-3 afrime do jemi gati të rivalizojmë për titull”.

PORTA – “Për momentin kemi 3 portierë. Me Frashërin do ulemi të flasim për rinovimin e mundshëm”.

NDRYSHIMET E SHUMTA NË STOL – “Asnjëherë nuk është e lehtë, as për presidentin, por shpresojmë të kemi sukses”.

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Facebook
Facebook
Twitter
Instagram