
Skuadra ka nisur përgatitjet për ndeshjen e kthimit të çerek-finales së Kupës së Shqipërisë.
Si gjithmonë, në kompleksin sportiv “Internacional” të Pezë Helmes, në orën 16:00 është zhilluar seance e parë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës së Teutës të Durrësit.
Trajneri Ramazan Ndreu zhvilloi me futbolistët disa skema tekniko-taktike, ndërkohë që skuadrës i ka dhënë ngarkesën e plotë stërvitore.
Ditën e mërkurë ekipi do të përballet në ndeshjen e kthimit për çerek-finalen e Kupës së Shqipërisë në “Elbasan Arena”, stadium në të cilin do të përcaktohet se cila skuadër do të kalojë në gjysmë-finalen e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në vend.