
Skuadra ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e kthimit të çerek-finales së Kupës së Shqipërisë.
Ndryshe nga herët e tjera, në kompleksin sportiv “Internacional” të Pezë Helmes, në orën 10:00 është zhilluar seance e fundit stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës së Teutës të Durrësit.
Trajneri Ramazan Ndreu ka zhvilluar me futbolistët disa skema tekniko-taktike, duke i dhënë një rëndësi mjaft të veçantë seancës stërvitore në prag të ndeshjes ndaj durrsakëve.
Ditën e mërkurë ekipi do të përballet në ndeshjen e kthimit për çerek-finalen e Kupës së Shqipërisë në “Elbasan Arena”, stadium në të cilin do të përcaktohet se cila skuadër do të kalojë në gjysmë-finalen e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në vend.