
Skuadra e Futboll Klub Kukësit ka nisur përgatitjet për ndeshjen e Javës së XXX-të të Kategorisë Superiore, KF Tirana – FK Kukësi.
Seanca stërvitore u zhvillua si gjithmonë në orën 16:00, brënda kompleksit sportiv “Internacional” në Pezë Helmes.
Trajneri Ernest Gjoka, bashkë me dy ndihmësit e tij Rraman Hallaçi dhe Fatjon Tafaj, i dhanë futbollistëve ngarkesën e duhur fizike si dhe provuan disa skema tekniko-taktike me skaudrën.
Ndeshja me skuadrën kryeqytetase do të zhvillohet ditën e shtunë, me datë 20 Prill në orën 19:00, në stadiumin “Selman Stermasi”.