
Skuadra e Futboll Klub Kukësit ka nisur përgatitjet për ndeshjen e Javës së XXXI-të të Kategorisë Superiore, FK Kukësi -KF Teuta .
Seanca stërvitore u zhvillua si gjithmonë në orën 17:00, brënda kompleksit sportiv “Internacional” në Pezë Helmes.
Trajneri Ernest Gjoka, bashkë me dy ndihmësit e tij Rraman Hallaçi dhe Fatjon Tafaj, i dhanë futbollistëve ngarkesën e duhur fizike si dhe provuan disa skema tekniko-taktike me skaudrën.
Ndeshja me skuadrën durrsake do të zhvillohet ditën e dielë, me datë 28 Prill në orën 16:00, në stadiumin “Kamëz”.