
Skuadra ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e Javës së XXXI-të Kukësi – Teuta, takim i vlefshëm për Kategorinë Superiore.
Si gjithmonë, seanca stërvitore është zhvilluar në ambientet e kompleksit sportiv ‘Internacional”, në orën 17:00 në Pezë Helmes, aty ku trajneri Ernest Gjoka bashkë me dy ndihmesit e tij, Rraman Hallaçi e Fatjon Tafaj zhvilluan me grupin e futbollistëve dhe disa skema tekniko-taktike.
Ndeshja me durrsakët do të zhvillohet nesër në orën 16:00, në stadiumin “Kamëz”.