
Ka përfunduar ndeshja e parë e gjysëm-finales së Kupës së Shqipërisë FK Kukësi – KF Skënderbeu me rezultatin 2-1.
Skuadra kuksiane kaloi në avantazh që në minutën e 20′, me anë të sulmuesit Reginaldo Artur Fait.
Në pjesën e dytë, konkretisht në minutën e 55′, ishte shtatlarti Vasil shkurtaj ai që shënoi golin e dytë të takimit me anë të një kundërsulmi.
Pvarësisht dominimit në lojë nga ana e skuadrës kuksiane, ishte sulmuesi Dejvi Bregu autori i golit të vetëm për skuadrën korçare.
Ps dy javësh në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë do të luhet ndeshja e kthimit, aty ku do të vendoset se cila nga këto dy skuadra do të arrijë në finalen e Kupës së Shqipërisë.
Formacioni: Frashëri, Ethemi , Teqja, Cuculi, Rrumbullaku, Rroca, Limaj,Musolli, Çyrbja, Reginaldo dhe Shkurtaj.
U aktivizuan: Joti dhe Dzemaili.
Trajner: Ernest Gjoka.