
Në mesjavë do të zhvillohet ndeshja e dytë përballë skuadrës së Teutës, sfidë e cila do të përcaktojë se cila nga këto të dyja skuadrat do të kalojë në gjysëm-finale të Kupës së Shqipërisë.
Ndeshja e parë e këtij turi, e cila u zhvillua në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit bregdetar, u mbyll në barazim pavarësisht se të dyja skuadrat arritën të shënonin nga dy gola.
Drejtuesit e Futboll Klub Kukësit, të cilët marin përsipër organizimin e kësaj ndeshje, kanë vendosur që këtë përballje ta zhvendosin në “Elbasan Arena”, ndërkohë që hyrja në këtë stadium për tifozët dhe sportdashësit do të jetë pa pagesë.