" /> Rama: Synojmë vetëm fitoren, i gatshëm të luaj që nga minuta e pare! – FUTBOLL KLUB KUKESI

Rama: Synojmë vetëm fitoren, i gatshëm të luaj që nga minuta e pare!

Në konferencën e sotme për shtyp përpara ndeshjes ndaj Partizanit, përveç trajnerit Ramazan Ndreu, përpara gazetarëve ishte dhe Valdet Rama.

Mesfushori me tipare sulmuese foli për sfidën ndaj kryeqytetasve, ndryshimin mes kampionateve ku ka milituar dhe atë të Superligës, si dhe vendimin e drejtuesve të klubit për të ndryshuar trajner.

Ndër të tjera ai u shpreh:

“Nesër kemi një ndeshje të veçantë pasi Partizani kryeson aktualisht në Kategorinë Superiore. Kemi dëshirë të fitojmë. Do japim maksimumin. Shpresoj të bëjmë atë që kemi bërë në stërvitje, ato që kërkon edhe profesori nga ne. Lojtarët i kemi të mirë dhe të gjithë kemi dëshirë të luajmë për fitore”

“Jemi përgatitur mirë, kemi punuar dhe kemi harmoni në ekip. Të gjithë duam të futemi në fushë dhe po e presim. Duam ta fitojmë këtë ndeshje”

“Nuk i marrim ne si lojtarë vendimet, vendos klubi. Ne japim maksimumin. Siç e thashë, jemi përgatitur dhe kemi punuar mirë. Jemi gati për ndeshjen”

“Nuk kam qenë fizikisht ku duhet të isha kur erdha në fillim. Kisha disa muaj pa luajtur. I kam treguar cilësitë e mia në ofensivë dhe ndihem mirë. Jam gati të luaj”.

“Ndryshimi i futbollit jashtë me vendin tonë? Normal janë liga më të forta ato ku unë kam luajtur, sidomos taktikisht. Këtu luhet fizikisht fort, ka lojtarë të fortë dhe të shpejtë. Në Spanjë dhe Gjermani janë më lart. Këtu ka shumë talente, kam përshtypje të mira deri më tani”, shton Rama, që më pas pyetet edhe me cilin nga lojtarët e sulmit ndihet më mirë. “Më të gjithë që kemi luajtur jam ndjerë mirë. Kemi kualitete përpara, të gjithë janë shumë të mirë. E ndjej veten mirë me te gjithë”

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.