
Skuadra ka vijuar përgatitjet për ndeshjen e Javës së XXV të Kategorisë Superiore, KF Skënderbeu – FK Kukësi.
Si gjithmonë, seanca stërvitore është zhvilluar në ambientet e kompleksit sportiv ‘Internacional”, ora 11:00 në Pezë Helmes.
Trajneri Armando Cungu ka provuar disa skema tekniko-taktike me lojtarët.
FK Kukësi përballet me skuadrën korçare me datë 8 Mars ora 18.:00, në stadiumin “Skënderbeu”.