
Skuadra ka nisur përgatitjet për ndeshjen e Javës së XXVI-të për Kategorisë Superiore, FK Kukësi – FK Partizani.
Seanca stërvitore është zhvilluar në ambientet e kompleksit sportiv ‘Internacional”, ora 16:30 në Pezë Helmes.
Trajneri Ramazan Ndreu, i cili mori drejtimin e skuadrës pas shkëputjes së bashkëpunimit ndërmjet Klubit tone dhe Armando Cungut, ka provuar disa skema tekniko-taktike me lojtarët.
FK Kukësi përballet me skuadrën kryeqytetase me datë 29 Mars ora 18.:00, në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës.