
Skuadra ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e Javës së XXVI-të, Kukësi – Partizani, takim i vlefshëm për Kategorinë Superiore që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës.
Si gjithmonë, seanca stërvitore është zhvilluar në ambientet e kompleksit sportiv ‘Internacional”, në orën 10:00 në Pezë Helmes, aty ku trajneri Ramazan Ndreu zhvilloi me grupin e futbollistëve dhe disa skema tekniko-taktike.
Numri një i pankinës kuksiane i ka dhënë vlerësim shumë të madh kësaj seance stërvitore, pasi ditën e nesërme do të luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të kampionatit, me skuadrën e Partizanit, e cila kryeson Kategorinë Superiore në këto momente.