
Skuadra ka vijuar me përgatitjet për ndeshjen e Javës së XXI të Kategorisë Superiore, FK Kukësi – KF Tirana.
Si gjithmonë, seanca stërvitore është zhvilluar në ambientet e kompleksit sportiv ‘Internacional”, ora 14:30 në Pezë Helmes.
Trajneri Armando Cungu ka patur të gatshëm të gjithë grupin futbollistëve në këtë seancë, duke provuar disa skema tekniko-taktike me lojtarët.
FK Kukësi përballet në fundjavë me skuadrën kryeqytetase në “Stadiumi Kamëz’, ora 14:00.