
Skuadra ka vijuar përgatitjet për ndeshjen e Javës së XXIV të Kategorisë Superiore, FK Kukësi-KF Luftëtari .
Si gjithmonë, seanca stërvitore është zhvilluar në ambientet e kompleksit sportiv ‘Internacional”, ora 11:00 në Pezë Helmes.
Trajneri Armando Cungu ka provuar disa skema tekniko-taktike me lojtarët.
FK Kukësi përballet me skuadrën gjirokastrite me datë 2 Mars ora 14:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.
Hyrja për të gjithë sportdashësit do të jetë pa pagesë.