
Skuadra i ka dhënë fund përgatitjeve për takimin e parë ndaj Apolonisë së Fierit, sfidë e vlefshme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë.
Seanca e sotme stërvitore është zhvilluar në ambientet e kompleksit sportiv ‘Internacional’, ora 14:30.
Në prag të kësaj ndeshje, trajneri Armando Cungu ka testuar gjendjen e grupit duke i dhënë një rëndësi të veçantë kësaj përballjë, pasi përkon dhe me paraqitjen e parë zyrtare të skuadrës për vitin 2019.
Gjatë stëvitjes së sotme, numri një i bankinës kuksiane nuk ka patur nën urdhërat e tij portierin Faton Maloku, pasi vuan nga dëmtimi i shkaktuar në ndeshjen miqësore përballë Basaksehir, takim i realizuar në Antalia të Turqisë.
Skuadra do të qëndrojë në një nga hotelet e qytetit bregdetar të Durrësit, ndërsa ditën e nesërme do të udhëtojë drejt Fierit për të zhvilluar ndeshjen e parë zyrtare për vitin 2019, në stadiumin ‘Loni Papuçiu’ ora 14:00.