" /> Kukësi-Laçi luhet në Kamëz, Presidenti ‘hap dyert’ e një tribune për tifozët! – FUTBOLL KLUB KUKESI

Kukësi-Laçi luhet në Kamëz, Presidenti ‘hap dyert’ e një tribune për tifozët!

Ndeshja e Javës së XIX-të për Kategorinë Superiore, Kukësi-Laçi, do të zhvillohet në stadiumin e Kamzës ditën e shtunë, ora 14:00.

Numri një i Futboll Klub Kukësit, Safet Gjici, ka vendosur që për këtë ndeshje, hyrja për tifozët dhe sportdashësit në tribunën përballë asaj kryesore,  të jetë pa pagesë.

Në tribunën kryesore bileta kushton 1000 lekë të rinj, kurse në atë ngjitur bileta kushton 200 lekë të rinj.

Gjithashtu, Presidenti iu bën thirrje të gjithë tifozëve, që të ndjekin nga afër skuadrën tonë duke mbushur stadiumin në këtë sfidë të rëndësishme për Kategorinë Superiore.

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.