
Numri një i Futboll Klub Kukësit, Safet Gjici, ka realizuar mbledhjen e parë me stafin teknik, pas përfundimit të festave të fundvitit dhe minifazës përgatitore në Antalia të Turqisë.
Pasi u njoh me gjendjen e lojtarëve, nga raportimi i trajnerit Cungu dhe drejtori Nderim Nexhipi, Presidenti ka kërkuar angazhim maksimal për drejtuesit dhe futbollistët, duke iu kërkuar atyre të japin maksimumin për pjesën e dytë të sezonit futbollistik në objektivat kryesore, fitimin e Titullit Kampion dhe marjen e Kupës së Shqipërisë.
Në fjalën e tij, zoti Gjici shprehu mbështetjen e tij për stafin dhe lojtarët në arritjen e objektivave, duke filluar që nga ndeshja e parë me KF Apoloninë, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë si dhe sfidën ndaj KF Laçit, e vlefshme për Javën e XIX-të të Kategorisë Superiore.