" /> Cungu: Ndaj Laçit seriozitet maksimal, Apolonia na ktheu “me këmbë në tokë”! – FUTBOLL KLUB KUKESI

Cungu: Ndaj Laçit seriozitet maksimal, Apolonia na ktheu “me këmbë në tokë”!

Në prag të ndeshjes ndaj skuadrës së Laçit, trajneri Armando Cungu përpara gazetarëve foli për gjendjen e skuadrës, përballjën e nesërme ndaj Laçit, merkaton e janarit si dhe zhvillimin e ndeshjeve në stadiumin e Kamzës.

Ndër të tjera ai u shpreh:

“Ndeshja ndaj Laçit do të ketë seriozitetin dhe impenjimin maksimal, pasi dihen objektivat e skuadrës sonë në raport me kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë.

Gjendja e skuadrës është e mirë por pavarësisht kësaj, disponojmë lojtarë të cilët mund t’i alternojmë, pasi kemi kontigjent të konsiderueshëm futbollistësh.

Sa i përket ndeshjes ndaj Apolonisë së Fierit, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, ishte një ‘shuplakë’ e mirë për ne. Pavarësisht kësaj, ishte momenti i duhur pasi na ndihmon për të qëndruar ‘më këmbë në tokë’.

Skuadra e Kukësit ka patur nevojë për ndërhyrje gjatë merkatos së janarit, megjithatë unë  jam një trajner që nuk pëlqej afrime gjatë merkatos së dimrit.

Futbollistët të cilët i janë bashkuar skuadrës ditët e fundit janë lojtarë me kualitet, të cilët kanë kontribuuar në klubet nga të cilat vijnë.

Cilësitë e futbollistit Tigroudja nuk janë vënë kurrë në dyshim, pasi është një mesfushor me shumë potencial. Futbolli është i tillë dhe çdo lojtari i ndodh të pësojë dëmtime, por duhet të mendojmë të vazhdojmë përpara.

Falenderoj drejtuesit e klubit të Kamzës të cilët na kanë mundësuar të zhvillojmë ndeshjet në stadiumin e tyre, pasi fokusimi i lojtarëve tek një fushë ndikon pozitivisht tek ata.”

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.