Rreth orës 10;00 tranieri i ri i FK Kukësit, Peter Pacult është prezantuar para stafit teknik nga presidenti Gjici.
Në fjalën hyrëse ai vlerësoi eksperiencën e madhe që ky tranier ka në drejtimin e ekipeve me emër në Europë
Në bashk bisedimin me Pacult, ai, mori dhe njëherë garancinë për aritjen e objektivave.
Takimi zgjati rreth një orë ku tranjeri u njoh me gjithë stafin i cili do të jetë mbështetës në punën e tij.
Gjithashtu ai u njoh me ecurine e Kukësit në këto pesë vite,si me paraqitjet brënda vëndit por dhe në takimet në kupat e europës
Në takim ishte dhe Nderim Nexhipi i cili nga sot do të mbajë postin e drejtorit teknik te FK Kukësi.
Nexhipi si një njohës i mirë i Kategorisë Superiore, por dhe i ekipit të Kukësit, premtoi afrimin e lojtarëve cilësor, si dhe dha garanci për përmbushjen e objektivave.
Në takim u konfirmua Rraman Hallaçi, si ndihmesi i tranjerit Peter Pacult
Hallaci vazhdon rrugëtimin me Kukësin, por tani nga bankina.