" /> Peter Pacult:Skuadra po punon mirë, duam përforcime. – FUTBOLL KLUB KUKESI

Peter Pacult:Skuadra po punon mirë, duam përforcime.

Kukësi ishte ekipi i parë i Superligës shqiptare që udhëtoi drejt Turqisë për të zhvilluar minifazën përgatitore të dimrit. Me trajner dhe staf të ri teknik, ekipi verilindor po shfrytëzon kushtet e mira atomsferike të Antalias dhe padyshim kushtet e infrastrukturës sportive, për t`u përgatitur sa më mirë për rinisjen e kampionatit.

Ekipi është duke kryer seanca stërvitore intensive në resortin turistik ku është akomoduar. Në një intervistë dhënë për kanalin zyrtar të klubit, trajneri i ri i Kukësit Peter Pacult, ka folur për ndeshjet miqësore që do të luajë ndaj skuadrave turke. Austriaku është shprehur se për të nuk kanë rëndësi rezultatet në këto ndeshje por rezultatet në sfidat e kampionatit.

“Për ne nuk është me rëndësi se cfarë rezultatesh do të marrim në ndeshjet miqësore por rezultatet që do të marim gjatë sezonit. Kushtet e stërvitjes këtu janë shumë të mira dhe ne jemi me fat që erdhëm të parët këtu dhe po shfrytëzojmë fushën në kushte të mira”-tha Pakult

Gjithashtu trajneri Peter Pacult i Kukësit është shprehur se ekipi po punon mirë. Por ai thotë se ka nevojë për disa përforcime dhe shpreson që shumë shpejt ti ketë në skuadër këto përforcime.

“Jam shumë i kënqur me ekipin me punën që po bën gjatë këtyre ditëve. Shpresoj të vazhdojmë kështu dhe ta mbajmë këtë ritëm.  Të them të drejtën nuk dua të bëj diferencë mes futbollit në Austri, Gjermani apo vende të tjera ku kam punuar. Unë dua të punoj këtu, të shoh ekipin tim, ekipet kundërshtare dhe t`a përgatisim ekipin për një start të mirë të sezonit. Gjithashtu po punojmë për disa përforcime dhe shpresojmë që shumë shpejt të kemi këto lojtarë”

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.