
Sot në orën 17:00, me orën lokale turke u luajt takimi miqësor midis Kayserispor dhe Fk Kukësit,takim që u mbyll me fitoren e kuksianëve me rezultatin 2 me 1.
Një pjesë e parë që filloi mjaft mirë për Kukësin i cili luajti me kombinime të shumta dhe në sulm.
Si rezultat i kësaj loje erdhën dhe 2 golat për kuksianët, i pari në minutën e 21 me autor Ardit Peposhin dhe i dyti një minutë më vonë nga goditja e këndit, ku Shameti dyfishon rezultatin.
Në minutën e 41 vjen dhe goli i vetën i turqve të Kayserisporit.
Kështu 45 minutat e para u mbyllën me fitoren e kuksianëve me rezultatin 2 me 1.
Pjesën e dytë, Kukësi e fillon më i qetë dhe më i sigurt, i tërhequr pak në mbrojtje, por që kundërsulmon herë pas here.
Gjithashtu edhe turqit sulmojnë në pjesën e dytë, por pa rezultat. Ndërhyrjet e Allës në mbrojtje dhe Frashërit të futur në pjesën e dytë neutralizojnë cdo gjë.
Nga minuta e parë tranjeri Pacult ka aktivizuar këta lojtarë.
Kolici,(Frashëri), Idrizi ,( Shkodra )Alla, Shameti,Rrumbullaku,Peposhi( Dillon ) Musolli,Rustemi,Sadiku(Imami),Bakaj (Hallaci),Guri,
Në këtë takim debutuan Dillon,Shkodra,Hallaci,Sadiku.
Eshtë mbyllur kështu takimi i parë miqesor i zhvilluar në Antalia.
Të mërkuren me datë 10 janar ekipi i Kukësit ka përballjen me një tjetër ekip turk, atë të Bursaspor-it që do të luhet në orën 13;00 me orën lokale turke dhe me datë 13 janar në orën 20:00 me skuadrën e Fenerbace-së.