" /> Do bëj maksimumin e aftësive të mia me Kukësin – FUTBOLL KLUB KUKESI

Do bëj maksimumin e aftësive të mia me Kukësin

Ashtu sic pritej një interesim i madh i mediave për tranierin e ri të Fk Kukësit.

Në orën 11:00, tranjeri Peter Pacult, dhe Nderim Nexhipi u shoqëruan nga presidenti Gjici në takimin e parë zyrtarë para mediave.

Presidenti Gjici pasi uroi në fillim gazetarët për festat e fundvitit bëri dhe prezantimin zyrtarë të Peter Pacult në bankinën e FK Kukësit për sezonin e mbetur dhe sezonin e ardhshëm.

Në fjalën e tij ai theksoi se beson fort te ky tranier që tashmë ka dhënë prova si tek, Rapid i Vjenës, Lajpsigut,dhe skuadra të tjetra .

Falenderojmë që pranoi ftesën tonë , dhe miqtë që na e  rekomanduan, pasi prej dy javësh ka pasur negociata deri në arritjen e marëveshjes.

Eshtë hera e parë që në Shqipëri vjen një tranier me kaq peshë,dhe Kukësit i duhet një tranjer i tillë pasi objektivat tona ngelen po ato.

Pavarësisht se jemi pak larg ekipit të Korcës, matematikish ka akoma pikë dhe ne jemi brënda pretendimeve tona.

Besoj se është një tranier që e duron presionin,jo si ishte rasti i Milinkovic,i cili u vu nën presion, jo nga unë por nga lojtarët,

Ju e dini që unë i dhashë mundësinë disa herë por ai nuk bëri asgjë.

Pse zgjodha tranier të huaj?

Nuk besoj se në tregun shqipëtar ka tranier për Kukësin,unë zgjodha të huaj se unë besoj tek ky tranjer. Në këtë pozicion që jemi ne, mund të japë zgjidhje afatgjata.

Eshtë koha ajo që do të tregoj, nëse kam të drejtë, apo jo.

A do të këtë stadium të ri në Kukës?

Kemi një projekt, jemi në bisedime me Bashkinë e Kukësit për të bërë një projekt të përbashkët.

Kemi biseduar me Federatën e cila na ka dhënë OK për pjesën që i takon asaj, jemi në bisedime dhe me qeverinë për pjesën tjetër, besojmë se në 2018 do të filloj puna për stadiumin e ri.

I uroj dhe Nerimit suksese për detyrën e re tek Kukësi.

Unë jam përkrahës i të rinjëve dhe ju jap hapësira, prandaj dhe ai afrova këtë pozicion Nexhipit, si  njohës i mirë i kampionatit shqiptar, i ekipit të Kukësit, por dhe i Bundensligës, për ti dhënë një frymë tjetër ekipit tonë.

Gjithashtu Nexhipi do të jetë personi kyç në blerjen dhe shitjen e lojtarëve.

Faleminderit për besimin që më dha presidenti,-  e nisi  fjalën e tij tranieri Peter Pacult,do mundohem me të gjitha aftësitë e mia që të arrij maksimumin,hapi i parë është që të njihem sa më shpejtë me ekipin,

Qëllimi im është që  Kukësit të luaj një futboll të mirë, dhe në fund të sezonit të arrijmë rezultatet e pritura.

Kemi dhe 20 ndeshje të arta, e rëndesishme është që me ndihmen e drejtorit teknik  dhe ekipit të kemi  vetem sukses, sukses,sukses

A është koha e mjaftueshme për te njohur ekipin por dhe për merkato?

E rëndësishme është të marrim lojtar cilësor,dhe të pregatitemi, do të bëjmë më të mirën përsa i përket ekipit

Unë e pëlqej futbollin ofensiv do të luftojmë shumë për ta imlementuar në ekip.

Për afrimet e reja,  presidenti me ka dhënë të drejtën e zgjedhjes, janë afruar 20 lojtarë, por mendojmë se kemi nevojë për 3 – 4 perforcime, shpejtë do të bëjmë të ditur edhe lojtarët

Nexhipi si rol i drejtorit cfarë do të arrini me Kukësin.

Pikë së pari falenderoj zotin Gjici i cila më dha mundësinë të rikthehem në superiligë, kënaqësi për mua që jamë të klubi kampion ,është një përgjegjësi shumë e madhe ,por që e pranoj me dëshire.Me ardhjen e tranjerit të ri do jemë dora e tij e djathtë.

Persa i përket informacioneve për superiligën dhe për prurjet e reja kemi qënë në kontakt të vazhdueshëm me tranjerin dhe e ka studiuar se për çfare ka nevojë, do të jenë 3 –  4 afrime dhe do të bejme maksimumin për ti sjell.

Do bëj maksimumin e aftësive të mia me Kukësin –  e mbylli takimin e pare me gazetarwt tranieri Peter Pacult.

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.