porno

Reginaldo: Mendoj për Kupën, pastaj për të ardhmen time!

Në konferencën e sotme për shtyp përpara ndeshjes ndaj Skënderbeut, përveç trajnerit Ernest Gjoka, përpara gazetarëve ishte dhe Reginaldo Artur Fait.

Sulmuesi foli për sfidën ndaj korçarëve,objektivat e klubit si dhe për zhvillimin e ndeshjeve në stadiumin “Kamëz”.

Ndër të tjera ai u shpreh:

“Kam luajtur me Luftëtarin, me pas me Laçin dhe tani jam në një ndër ekipet më të mëdha në Shqipëri. Kukësi do të fitojë gjithçka, por tani titulli është i vështirë, ndaj duhet të përqendrohemi sidomos te kupa.

Jam i lumtur, mentaliteti ka ndryshuar dhe skuadra është shumë kompakte. Trajneri flet shumë me ne, çdo lojtar po jep maksimumin e vet dhe jemi t e kënaqur.

Së pari duhet të mendojmë për Kupën, duam sukses dhe më pas do të mendojmë për të ardhmen.

Shënova më shumë vjet, por ndihem mirë, po mundohem të jap maksimumin dhe duam Kupën.

Futbolli është garë, secili mundohet të japë maksimumin dhe duam fitore, duke ndihmuar gjithë ekipin, nuk ka rëndësi kush pason e kush shënon. Rëndësi ka të fitojë Kukësi.

Ekip i fortë, dihet, por unë dua të fitoj diçka në Shqipëri dhe trajneri është fitues, ndaj do të japim maksimumin.

Unë jap maksimumin për çdo ekip ku luaj, tani jam i Kukësit dhe dua të bëj të njëjtën gjë, duke shpresuar këtë radhë ta fitojmë trofeun.”

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Facebook
Facebook
Twitter
Instagram