porno

Kupa e Shqipërisë/ Nisin përgatitjet anti-Skënderbeu

Skuadra e Futboll Klub Kukësit ka nisur përgatitjet për ndeshjen e parë të gjysmë-finales së Kupës së Shqipërisë, FK Kukësi – KF Skënderbeu.

Seanca stërvitore nisi në orën 17:00,  brënda kompleksit sportiv “Internacional” në Pezë Helmes.

Trajneri Ernest Gjoka, bashkë me dy ndihmësit e tij Rraman Hallaçi dhe Fatjon Tafaj, i dhanë futbollistëve ngarkesën e duhur fizike si dhe provuan disa skema tekniko-taktike me skaudrën.

Me grupin e futbollistëve është bashkuar edhe mesfushori Irakli Dzaria, i cili rikthehet në seancën stërvitore pas një shkëputjeje si pasojë e një problemi shëndetësorë.

Ndeshja me skuadrën korçare do të zhvillohet ditën e mërkurë, me datë 24 Prill në orën 16:00, në stadiumin “Kamëz”.

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Facebook
Facebook
Twitter
Instagram