porno

FK Kukësi 1-2 FC Flamurtari

Ka përfunduar ndeshja e Javës së XXIX-të FK Kukësi – FC Flamurtari me rezultatin 1-2 në favor të vlonjatëve.

Skuadra bregdetare kaloi në avantazh në minutë e 40′, me anë të sulmuesit shkodran Xhevahir Sukaj.

Pjesa e parë e mbyll me rezultatin 0-1, ndërsa menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë, me një kundërsulm të shpejtë, Emiliano Musta arriti të shënonte golin e dytë të ndeshjes, duke ndryshuar rezultatin ne 0-2 në favor të skuadrës së Flamurtarit.

Në minutën e 70′ Reginaldo Artur Fait arriti të shkurtonte diferencën, por nuk mjaftoi të ndihmonte skuadrën e FK Kukësit të dilte me pikë nga stadiumi “Elbasan Arena”.

 

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Facebook
Facebook
Twitter
Instagram