porno

Ndreu: Kemi bërë ndeshje të mira, por do “rifreskoj” skuadrën!

Në prag të ndeshjes ndaj skuadrës së Kastriotit, trajneri Ramazan Ndreu foli  për përballjen e nesërme ndaj krutanëve si dhe gjendjen e skuadrës.

Ndër të tjera ai u shpreh:

” Jo për ta mbrojtur, por në historinë e futbollit ka skuadra që luajnë fort. Në këtë pjesë të dytë të kampionatit, po t’i marrësh pikët, krutanët janë ndoshta pas Partizanit. Të gjitha ekipet poshtë kanë paraqitur futboll dhe mund të humbësh apo ta barazosh me ta.

Kuptohet që kampionati ka të tjera vlera. Kjo është një hipotezë. E rëndësishme është që Kukësi të japë maksimumin. Luajmë jashtë dhe kushdo do kishte pasur vështirësi. Jemi afër Kupës dhe jemi një klub që kemi investuar shumë. E meritojmë një trofe, të paktën Kupën.

Varet se si e shikoni ju. Për sulmuesin pika kryesore është goli, por mendoj se Shkurtaj në këto dy ndeshje që drejtoj unë është lojtari më i mirë në skuadër. Sidomos me Teutën, që bëri shumë volum. E them me pastërti që ishte më i miri për të dyja skuadrat. Kam besim absolut tek ai. Është në një moment ngërçi. Ai është i fortë dhe potent. Po të shkojë te goli, me potencën që ka mund të bëhet pjesë e kombëtares.

Në këtë ngjeshje të kampionatit, është problem. Koha e rikuperimit është e shkurtër. Jam i paqartë për formacionin. Gjatë kësaj periudhe me ndeshje të ngjeshura do mundohem ta freskoj skuadrën. Kjo është më e mira. Duhet vrapim dhe punë, ndaj këto ndeshje kanë konsumim. Do bëjmë ndryshime.

Kam mbi 15 vjet trajner dhe nuk kam frikë asnjë. Ardhja këtu nuk është rastësi. Ndoshta ka qenë një dëshirë e presidentit edhe më parë. Nuk jam nga ata që ndjej pr4esionin. Ka vite që punoj vazhdimisht dhe nuk më tremb presioni. E rëndësishme është që deri në fund të kampionatit të bëj më të mirën dhe të vlerësoj mundësinë që më ka dhënë presidenti dhe për të treguar që po punojmë mirë.”

 

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Facebook
Facebook
Twitter
Instagram