porno

Cungu: Pavarësisht mungesave, synojmë vetëm fitoren!

Në prag të ndeshjes ndaj skuadrës së Kamzës,  trajneri Armando Cungu përpara gazetarëve foli përballjen e nesërme, gjendjen e skuadrës si dhe  spostimin e ndeshjes në “Elbasan Arena”.

Ndër të tjera ai u shpreh:

Ekipi është shprehur për të fituar, jo aq mirë sa në dy fazat e para. Por kemi bërë më mirë se kundërshtarët dhe kemi merituar të fitojmë. Fati nuk ka qenë me ne. Mund të jem i pezmatuar nëse nuk luajmë futboll dhe nuk bëjmë lojë. Kur bëhen 7 raste me Tiranën, nuk besoj se duhet të ketë mërzi. Ka vend për qetësi.

Kemi një periudhë negative në rezultate, jo në lojë. Kemi dominuar kundërshtarët. Na kanë penalizuar episodet, por edhe fati. Me Teutën mund ta mbyllnim ndeshjen, por futbolli i tillë është. Nuk shoh ndeshje të lehta, as në letër dhe as në fushë. Ato bëhen edhe më të vështira, sidomos ndaj ekipeve si Kamza që nuk kanë çfarë humbin. Ne hyjmë në fushë për maksimumin dhe jam i bindur se nuk do të jetë e lehtë. Shpresoj që fati tani të na buzëqeshë ne. Besimi tek ekipi nuk ka humbur asnjë moment.

Është një vendim i klubit dhe mendoj se është i drejtë. Nuk mund të luajmë në fushën e tyre, edhe pse në letër quhemi pritës. Gjithë kohen jemi udhëtues. Në Elbasan terreni të mundëson të luash. Të jem i sinqertë edhe terreni na ka penalizuar.

Janë shumë të rëndësishëm tre lojtarët që mungojnë. Jemi munduar të bëjmë më të mirën me këta që kemi. Djemtë kanë besimin tim dhe të klubit. E kemi treguar edhe më parë, pasi kemi luajtur me mungesa dhe kemi fituar. Shpresojmë ta bëjmë sërish.

Shkurtaj dhe Rexhinaldo kanë luajtur, do aktivizohen edhe bashkë. Duan kohë të japin maksimumin dhe të merren vesh. Sa i takon Ramës, ka progres. Po ingranohet me ekipin. Kam bindjen e plotë se duhet të marrë më shumë minuta.

Edhe kur kemi qenë 11 pikë pas, nuk jemi dorëzuar. Janë shumë pikë në mes. Me rëndësi është të shohim punën tonë. Kam besim se deri në fund do të jemi për titull. Siç kemi gabuar ne, do gabojnë edhe kundërshtarët. Rëndësi ka çfarë bëjmë ne, jo kundërshtarët. Duhet të ecim përpara dhe të marrim atë që na takojnë. Pjesa tjetër u takon rivalëve, që do të bëjnë kampionatin e tyre.”

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Facebook
Facebook
Twitter
Instagram