porno

Gjici: Kemi shance për të fituar titullin Kampion, Cungu ka besimin tim!

  • February 18, 2019
  • Lajme

Presidenti i Futboll Klub Kukësit, Safet Gjici ka folur përpara mediave ku shprehu mbështetjen për trajnerin Armando Cungu, mundësitë për fitimin e titullit Kampion, presionin për të arritur kreun në kampionat, blerjet e merkatos së janarit si dhe shumë çështje të tjera në një konferencë që zgjati rreth 50 minuta.
Ndër të tjera ai u shpreh:

“Shanset janë të mëdha që të fitojmë titullin kampion, por besoj se lufta është e vështirë. Një faktor që na ndikon negativisht është zhvillimi i ndeshjeve jashtë fushës sonë, prandaj kemi bërë sforco të përforcojmë ekipin me lojtarë cilësorë. Po t’i kishim zhvilluar ndeshjet brenda do të ishim ne në vend të parë me më shumë pikë se Partizani.


Unë kam besim te trajneri, por futbolli nuk është matematikë. Nëse i ecën do të vazhdojë përsëri, por kur një trajner nuk ka rezultate nuk ka nevojë ta largoj unë. Ai e sheh vetë se nuk po funksionon, por besimi është i palëkundur ndaj trajnerit dhe kam besim dhe te lojtarët.

Ne nuk vuajmë fare për presion, sepse e kemi kaluar kohën e presionit kur fituam titullin. Një pjesë e lojtarëve kanë 6 vite te Kukësi dhe po ti pyesësh ata nuk kanë asnjë presion. Të gjitha kushtet ua kemi plotësuar. Tani është problemi i stafit teknik, kur ka shumë lojtarë. Ekuilibri mund të prishet nga ardhja e disa lojtarëve në merkaton e janarit, por kjo është në funksion të rregullimit për më mirë.

Tani është detyra e trajnerit dhe stafit teknik për t’i mirë menaxhuar këto forca të mira që kanë ardhur në ekip dhe t’iu marrë 100%. Loja ka ardhur në rritje, si me Tiranën dhe me Teutën, por unë pres akoma më shumë, padiskutim. Kjo nuk do të thotë që ka presion, apo jemi në presion. Jemi 3 ekipe që luftojmë për titullin kampion. Dëgjoj me vëmendje që Teuta thotë që është për Europë. Në fakt nuk janë për Europë, por duan titullin kampion. Ata nëndetëset e vjetra vazhdojnë punën e vet, por dhe ne vazhdojmë punën tonë. Partizani merret vetëm me Kukësin, por është dhe Teuta për titull. Kjo është një gjë e mirë dhe është një konkurrencë e fortë.

Ekipet e tjera po ofrohen, por ka akoma ndeshje për t’u zhvilluar. Ne do shohim ndeshjet tona dhe nuk na interesojnë rivalët. Ne do të presim, rivalët tanë do të gabojnë, ne do të fitojmë, kampionati kështu është dhe do e shohim në fund se kush do të triumfojë. E rëndësishme është që janë tre ekipe që luftojnë për vendin e parë.

Është e vërtetë që Shafik ishte një lojtar dhe mesfushor shumë i mirë. Ishte lojtar teknik, por nuk e përballonte fizikisht kampionatin shqiptar. Ai pati problemet e veta, mjekët thanë që ka probleme rrëzash dhe rrezikon operacionin.”

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Facebook
Facebook
Twitter
Instagram