porno

KUPA E SHQIPËRISË/ MBYLLEN PËRGATITJET ANTI-APOLONI, PORTIERI GOMIS BASHKOHET ME SKUADRËN!

Skuadra ka përfunduar përgatitjet për ndeshjen e kthimit ndaj Apolonisë së Fierit, takim i vlefshëm për 1/8 e Kupës së Shqipërisë.

Si gjithmonë, seanca stërvitore është zhvilluar në ambientet e kompleksit sportiv ‘Internacional”, në Pezë Helmes.

Trajneri Armando Cungu i ka dhënë skuadrës ngarkesën e plotë ndërsa gjatë stërvitjes numri një i bankinës ka provuar edhe disa skema tekniko-taktike me lojtarët.

Nën urdhërat e trajnerit 45-vjeçar është vënë dhe portieri Maurice Gomis, afrimi më i fundit gjatë merkatos së dimrit.

Ndeshja e kthimit përballë fierakëve do të zhvillohet nesër në orën 13:30, ndërkohë që hyrja për të gjithë tifozët do të jetë pa pagesë.

 

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Facebook
Facebook
Twitter
Instagram