Kupa e Shqipërise/FK Kukësi-KF Apolonia luhet në Pezë

Ndeshja e kthimit mes FK Kukësit dhe KF Apolonisë, takim i vlefshëm për 1/8 e Kupës së Shqipërisë, do të zhvillohet ditën e mërkurë ora 13:30 tek kompleksi sportiv “Internacional”, në Pezë Helmes.

Me gjithë dëshirën e madhe të presidentit Safet Gjici për zhvillimin e ndeshjes në stadiumin “Zeqir Ymeri”, kërkesa e Klubit tonë nuk u pranua nga Federata Shqiptare e Futbollit pasi, sipas institucionit më të lartë të Futbollit Shqiptar, stadiumi i Kukësit nuk plotëson kushtet dhe aktualisht po punohet për studimin e fizibilitetit.

Pas marrjes së kësaj përgjigje, drejtuesit e Klubit vendosën që kjo ndeshje të realizohet në kompleksin sportiv “Internacional” dhe hyrja do të jetë pa pagesë për tifozët.

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Facebook
Facebook
Twitter
Instagram