Rumbullaku: Nuk mendoj për kundërshtarët, synoj vetëm fitoren!

Në konferencën e sotme për shtyp përpara ndeshjes ndaj Flamurtarit, përveç zëvendës trajnerit Rraman Hallaçi, përpara gazetarëve foli dhe Simo Rumbullaku.

Mbrojtësi i majtë foli për sfidën ndaj vlonjatëve, ndryshimit të skemës në 3-4-3 si dhe për gjendjen e tij fizike.

Ndër të tjera ai u shpreh:

“Për shkak të një dëmtimi kam qenë jashtë fushave të futbollit, për një periudhë të gjatë kohore.

Kam punuar shumë në aspektin individual për tu rikthyer, sidomos gjatë zhvillimit të minifazës përgatitore në Antalia të Turqisë. Pas rikuperimit tim, jam gati të ndihmoj skuadrën time për të arritur objektivat e vendosura.

Sa i takon formacionit, është trajneri ai që vendos për 11-shen. Ajo që më takon mua është të vazhdoj të stërvitem me seriozitet dhe të jap maksimumin.

Ne jemi skuadër me futbollistë profesionistë. Pavarësisht situatës në të cilën gjendet skuadra e Flamurtarit, nuk na intereson gjendja e kundërshtarit.

Objektivi ynë, ashtu sikur në çdo ndeshje, është fitorja.”

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Facebook
Facebook
Twitter
Instagram