porno

Nis studimi për ndërtimin e stadiumit të ri në Kukës!

Ka nisur studimi i fizibilitetit në sipërfaqen ku do të ndërtohet stadiumi i ri i qytetit të Kukësit.

Një grup ekspertësh kanë nisur matjet sizmike për të përcaktuar sjelljen e terrenit poshtë në rast tërmetesh.

Pas kësaj, ekspertët do të përcaktojnë parametrat gjeoteknike të duhura për ndërtimin e stadiumit të ri që përfshin tribunën dhe ndërtesat e tjera.

Sa i takon rezultateve të punës së kësaj faze, ato do të dalin pas shpimeve të cilat do të bëhen në gjithë perimetrin e përcaktuar.

Nga ana tjetër, mostrat e marra do të dërgohen në laborator të specializuar në mënyrë që të dhënat të jenë sa më të sakta.

Puna në terren po realizohet sipas standardeve amerikane dhe britanike.

Ndërtimi i stadiumit të ri të qytetit të Kukësit do të bëhet në bashkëpunim mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Qeverisë Shqiptare.

Mungesa e një stadiumi me standarde bashkëkohore e ka penalizuar skuadrën e Kukësit që të zhvillojë ndeshjet në qytetin e saj.

Me përfundimin e ndërtimit të stadiumit të ri, përveç ndeshjeve kombëtare, skuadra jonë do të ketë mundësinë e zhvillimit të ndeshjeve ndërkombëtare në qytetin tonë.

Ndaje me fansat:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Facebook
Facebook
Twitter
Instagram