
Skuadra ka nisur përgatitjet për ndeshjen e Javës së XX-të të Kategorisë Superiore, FC Flamurtari-FK Kukësi.
Seanca e sotme stërvitore është zhvilluar në ambientet e kompleksit sportiv “Internacional”, në Pezë Helmes.
Trajneri Armando Cungu i ka dhënë skuadrës ngarkesën e plotë ndërsa gjatë stërvitjes numri një i bankinës ka provuar edhe disa skema tekniko-taktike me lojtarët.
Mbrojtësi i djathtë Edis Malikji ka realizuar seancën stërvitore i diferencuar nga grupi, për shkak të një problemi muskular ndërsa braziliani William Cordeiro ka munguar për shkak të dëmtimit të pësuar në një nga gishtat e dorës së majtë gjatë ndeshjes përballë Laçit.